Këngëtari R Kelly vijon të hedhë poshtë akuzat për abuzim seksual. Ai këmbënguli në “CBS This Morning” se 10 akuzat që rëndojnë mbi të për abuzim seksual kundër katër grave, tre prej të cilave të mitura në 1998, janë të rreme.
“Unë nuk i bëj këto gjëra. Ky nuk jam unë. Po luftoj për jetën time”, u shpreh ai. “Ata po kthehen në të kaluarën time dhe po përpiqen që t’i bëjnë akuzat të besueshme për njerëzit”-shtoi këngëtari, duke iu referuar grave që pretendojnë se janë sulmuar seksualisht gjatë moshës 13 dhe 17 vjeç.
R Kelly u shpreh më tej se do ishte budallallëk që t’i mbante vajzat kundër vullnetit të tij.“Harrojeni çfarë mendoni për mua, më urreni nëse dëshironi, më doni nëse dëshironi, por vetëm mendoni sesa budallallëk do ishte për mua, me të kaluarën time të çmendur dhe me ato që kam kaluar.”
Këngëtari ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në intervistën e tij të parë, pasi u lirua me kusht për 100.000 dollarë në Çikago.