Aktualitet

Moisiu apel për zgjidhjen e krizës: Shansi i fundit për dialog






               Publikuar në : 12:16 - 26/06/19 |
mapo.al

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, kërkon një zgjidhje afatgjatë për t’i dhënë fund krizave ciklike në vend. Duke folur në një tryeze me përfaqësues të medias, shoqërisë civile dhe biznesit, Moisiu tha se për gjetjen e kësaj zgjidhje nevojitet dialog politik ndaj apeloi palët të vendosë interesat e vendit mbi ato të partive.


“Për fat të keq kriza politike po përkeqësohet. Është koha e fundit për dialog mes aktorëve politikë për të gjetur një zgjidhje në interes të Shqipërisë dhe jo në kurriz të saj. Është koha për një zgjidhje afatgjatë për të mos u kthyer në krizat ciklike. Veprimet e dhunshme ndaj instituticioneve kanë cenuar imazhin e Shqipërisë. Vetëm më vota arrihet demokracia funksionale”, u shpreh Moisiu.

Ai shtoi se nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesat vetjake të disa drejtuesve politikë është e patolerueshme. “Është e patolerueshme nxitja e urrejtjes mes shqiptarëve për interesa vetjake apo personale të disa drejtuesve politikë. Përdorimi i shprehjeve nxitëse dhe përçarëse, retorika denigruese ndaj rivalëve nga secila palë politike, mungesa e dialogut mes partive kryesore. Të gjithë këta faktorë kanë çuar në cenim të sigurisë së qytetarëve”, tha Moisiu.

Moisiu tha se kjo situatë duhet të marrë fund përmes një Pakti Kombëtar për Integrimin që synon:

1. Mbrojtjen e integritetit të institucionit të zgjedhjeve.

2. Pranimin e faktit se ndryshimet kushtetuese të 2008 prishën ekuilibrat e sollën pasoja negative për vedin.

3. Ndryshimin e procesit zgjedhor, dhe zgjedhjen e Presidentin nga populli

4. Forcimin e kompetencave qe garantojnë kushtetuetshmëri duke hequr dorë nga pritshmëria që krizat të zgjidhen me ndërhyrje nga jashtë

5. Në funksion të rritjes së besimit te procesi zgjedhor forcat politike të rikthehen në dialog institucional:
a- Garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme
b- KQZ e organet vartëse të respektojnë kërkesën ligjore, numëruesit të mos jenë përfaqësues apo militantë për të shmangur cdo përplasje.
c- Të hetohen individët e përfshirë në trafikun e votës e të forcohet legji
d- Rregulla strikte për financimin e partive
e- Të forcohen masat ndëshkimore për standardet etike të sjelljes në Kuvend

6. Kuvendi e shoqqria civile të zgjedhin një Komision të Posaçëm për ndryshime përkatëse kushtetuese e ligjore.

7. Pakt kombëtar ku të përcaktohet niveli kur do të lejohen ndryshime në administratë në rast ndryshimesh të pushtetit.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas