Tronditi mbarë opinionin publik vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha, 28 vjeç.
Mësohet se në këtë ngjarje është përfshirë edhe këngëtarja Elvana Gjata, pasi ndodhej në vendngjarje së bashku me të dashurin e saj Ervin Mata, bodigardi i të cilit dyshohet se ka kryer vrasjen dhe ka plagosur tre persona.
Ngjarja e rëndë po komentohet shumë edhe në opinion publik, ndërsa këngëtarja është kthyer në epiqendrën e mediave.
Sakaq, ditën e sotme Elvana ka vendosur të bllokojë çdo koment në rrjetet sociale, pasi të shumtë kanë qenë ata që e kanë “bombarduar” këngëtaren në lidhje me këtë ngjarje, duke e fajësuar dhe cilësuar si “molla e sherrit”.
Ajo ende nuk ka bërë një reagim për ndodhinë e mbrëmshme.
Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata, Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (Të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima.
Etiketa: elbana gjata, Ervin Mata, këngëtarja, Vrasja