Molla, fruti kurativ që shëron mbi 10 sëmundje, me siguri dhe tuajën

Molla është një nga frutat më të shëndetshëm dhe kurues në të gjithë botën. Ajo kultivohet në të gjitha kontinentet dhe është përdorur si një frut kurativ që në kohërat më të lashta.

Molla ka vetitë e një antibiotiku dhe është e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera mjaft të nëvojshme për trupin e njeriut. Këto veti e bëjnë atë mjaft të vlefshme për largimin e lodhjes trupore, zgjatjes së trupit të fëmijëve, zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve, uljen e kolesterinës në gjak, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, për sëmundjet e zemrës etj.



Molla konsumohet si frut i gjallë, i konservuar ose uthull. Nëse çdo mëngjes hahet esëll një kokërr mollë, thuhet që ai person nuk sëmuret kurrë. Por, duhet patur parasysh që molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi, sepse kështu bëhet shkak për dhimbjen e stomakut dhe të mëlçisë. Zakonisht këshillohet që mollët të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë, në temperaturën e mjedisit. Në të kundërt, në organizëm do të grumbullohen sasi të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime. Sakaq, që efekti të jetë i plotë, molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën, sepse cipa e saj përmban lëndë të shumta kimike, ushqyese dhe kuruese.

Sasia e vitaminës C në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj. Pra, me fjalë të tjera, sasinë e vitaminës C, që mund të merret duke ngrënë një kokërr mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë plot 6 kokrra mollë të qëruara.

Ata që ndjejnë një lloj alergjie ndaj mollës janë duhanpirësit, për shkak se mukoza e zorrëve të tyre acarohet nga aciditeti i saj. Kështu që, ky fakt shërben shkëlqyeshëm që ata të lënë duhanin, nëpërmjet një kure me mollë.

Konsumimi i mollëve ndihmon të sëmurët në lukth, reumatikët, njerëzit me gurë në veshka e tëmth, të sëmurët me arteriosklerozë dhe artrit. Nëse molla konsumohet në mëngjes, krijon disponim gjatë gjithë ditës, kurse në mbrëmje gjumë shumë të rehatshëm.

Supozohet që mollët me ngjyrë të verdhë frenojnë pleqërinë, mollët me ngjyrë të kuqe ndikojnë pozitivisht në enët e gjakut dhe zemër, mollët jeshile janë burim energjie dhe ndikojnë në të mbajturin mend. Nëse doni të keni një formë të mirë trupore, hani një mollë 15 minuta para buke, sepse frenon oreksin dhe krijon ndjenjën e ngopies natyrale.

Sëmundja e zorrëve

Një sasi prej 1.5 kg mollë të pjekura, lahet, pastrohet nga farat dhe pjesa e tyre rreth mesit të frutit shtypet mirë, derisa të kemi një pure me trashësi mesatare. Pureja ndahet në 8 procione të barabarta dhe konsumohet nga personi, po në sasi të barabarta kohore, gjatë gjithë ditës. Në këtë mënyrë acidi, acidi i përftuar pengon zhvillimin e baktereve të ndryshme në zorrë, pasi petkina e mollës shërben si një sfungjer në stomak, duke lehtësuar në këtë mënyrë edhe tretjen.

Kurimi i gripit dhe kolesterolit të lartë

Priten 3 kokrra molle në feta. Futen në një litër ujë dhe zihen. Lëngu i përftuar pihet pas ushqimit nga një gotë e zakonshme uji. Ai neutralizon gripin dhe kollën, ul kolesterolin, përmirëson zërin e ngjirur etj.

Gurët në veshka

Mbushim një gotë uji me lëkurë mollësh dhe e ziejmë për 10 min në një litër ujë. Pasi e kullojmë, çdo mëngjes pimë nga ky lëng një gotë të ngrohtë. Ndihmon në daljen e gurëve jashtë dhe zvogëlon dhimbjet.

Sëmundjet e zemrës dhe qarkullimit të gjakut

Në këto raste, rekomandohet të konsumohet vazhdimisht një kokërr mollë në gjendje natyrale, pasi shton gjakun dhe qetëson ritmin e tij.

Lodhja nervore

Kundër lodhjes nervore rekomandohet të merret një kokërr mollë. Ajo pritet në feta dhe zihet në ujë. Më pas, lihet të pushojë rreth 1 orë dhe përzihet me një lugë gjelle mjaltë. Tretësira e përftuar pihet, kurse fetat e mollës hahen. Kjo kurë qetëson thuajse plotësisht brenda disa minutash lodhjen nervore.

Shiatiku

Shiuatiku mjekohet edhe me mollë të kalbura, duke mbështjellë vendin e sulmuar nga sëmundja me to. Terapia zgjat 14 ditë, ose për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

Kurimi i ekzemës

Këshillohet që personat që vuajnë nga ekzema të konsumojnë më shumë mollë. Në këtë mënyrë ata në mënyrë natyrale nga mbyllja e shpejtë e plagëve dhe kurojnë më së miri sëmundjen.

Zhdukja e iriqëve

Merret një sasi gjethesh molle, shtypet mirë dhe vendoset të ziejë. Më pas, tretësirën e përftuar e kulojmë dhe lëngun e pimë në sasi të barabarta, gjatë 4-5 ditëve. Pas rreth një muaji, do të shohim se iriqët do të zhduken.

Hemorroidet te fëmijët e vegjël

Lëngu i mollës është shumë i përshtatshëm dhe mund të përdoret prej tyre që kur janë 3 muajsh. Merren 1-2 kokrra mollë dhe me anë të rendes kthehen në pure. Pureja e përgatitur, pasi ziehet për gjysmë ore përzihet me 20-30 gr gjalpë dhe hahet menjëherë esëll. Kura mund të vazhdojë 20-25 ditë, me një ndërprerje prej 2-3 ditësh.

Sëmundjet e syve

Merren sasi të barabarta molle, trangulli dhe patateje dhe pasi qërohen kullohen në rende, me ujëmbajtëse. Lëngu i përftuar përzihet dhe në të laget një copë pëlhurë e pastër, e cila vendoset në sy dy herë në ditë, duke vazhduar mjekimin për disa ditë.

Dhimbjet e veshit

Merret një kokërr mollë e ëmbël dhe piqet në prush. Pasi pastrohet shtypet e shtrydhet dhe nga lëngu i fituar i hidhen veshit të sëmurë 2-3 pika të ngrohta, sa herë që ndieni dhimbje.

Helmimet e ushqimeve

Në këtë rast merren 200 copë gjethe molle, thërrmohen dhe vihen të ziejnë, në gjysmë litri ujë. Pas zierjes, tretësira kullohet dhe lëngu i fituar pihet në formë çaji.

Marramendja

Të paktën 15 ditë rresht, duhet të konsumohen nga dy herë në ditë një filxhan kafeje me uthull molle.

Migrena dhe dhimbja e kokës

Në një enë hedhim 200 gr uthull molle dhe 200 gr ujë. Këtë përftesë e lëmë shumë pak dhe më pas i sëmuri duhet të thithë të paktën 80 herë avullin e ngrohtë të saj. Rezultati do të jetë largimi i plotë i dhimbjes ose në 70-80% të saj.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252