Aktualitet

Moment historik në SHBA, vaksinohen 100 mln persona kundër koronavirusit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:13 - 01/05/21 |
mapo.al

Shtetet e Bashkuara kanë vaksinuar plotësisht më shumë se 100 milionë persona kundër COVID-19, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve – një moment historik për një të ardhme të sigurt.






Megjithëse 40% e të rriturve janë vaksinuar, SHBA ka ende punë për të arritur imunitetin e tufës të 70-85% të popullsisë sipas Dr. Anthony Fauci.


Dhe zyrtarët shëndetësorë thonë se mënyra e vetme për të mbajtur nën kontroll pandeminë është rrija e procesit të vaksinimit.







Rënia në shkallën e vdekshmërisë dhe rritja e shkallës së vaksinimit do të rriste shpresat që vendi të rihapej deri më 1 korrik, tha të premten shefja e CDC Rochelle Walensky.



“Ne jemi përqendruar në vaksinimin e njerëzve dhe uljen e nivelit të rasteve,” tha ajo në një konferencë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo edhe :  Protestë në Tiranë kundër vaksinimit të detyrueshëm: Nuk jemi kavje/ VIDEO+FOTO


Por, ajo paralajmëroi se, “virusi na ka mashtruar më parë”, dhe do të jetë thelbësore që të respektohen disa masa në muajt në vazhdim.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas