Vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është pritur me emocion nga prokurori Florian Bonjaku, i cili punon pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.
I shoqëruar nga partnerja e tij, në marrje të vendimit të KPK-së, ata nuk i kursyen puthjet dhe përqafimet.
Bonjaku i ka kaluar me sukses të treja shkallët e vlerësimit: të pasurisë, figurës dhe profesionalizmit.
Ndërkohë po sot është dhënë vendimi edhe për prokuroren Alma Bramo, e cila po ashtu e ka kaluar këtë shkallë vlerësimi.