Vittorio Sgarbi ka rrezikuar të mbytet në bregdetin e Palasës, për shkak të dallgëve të forta.
Ai ka qenë në shoqërinë e së bijës, duke notuar, teksa dallgët e forta e kanë bërë të rrezikojë jetën.
Në videon e publikuar nga vetë personaliteti i njohur i televizionit italian duket qartë momenti ku dallgët e forta bëjnë që ai të humbasë në ujë për disa sekonda.
Fatmirësisht, gjithçka ka shkuar mirë. Ai u ndihmua nga vajza e tij shqiptare, Alba dhe nga rojet bregdetare për të dalë shëndoshë e mirë.
Sgarbi u tundua nga ujërat e kaltra të jugut, dhe përfitoi nga rasti për t’u futur në det. Por italiani, që shoqërohej edhe nga kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, nuk kishte llogaritur rrymat dhe erën që frynë në atë zonë.
Italiani 68-vjeçar po kalon disa ditë në vendin tonë, duke vizituar disa nga vendet më interesante, në shoqëri të vajzës së tij Alba, mamaja e të cilës është shqiptare.