Aktualitet

Momenti dramatik kur bashkëshortja përqafon Everestin e vrarë në makinë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:48 - 13/05/21 |
mapo.al

Mapo ka siguruar pamjet pak pas vrasjes së Everest Çakës dy net më parë në Elbasan, i cili u qëllua për vdekje me breshëri plumbash teksa ndodhej në makinë së bashku me bashkëshorten.






Në foto shihet teksa bashkëshortja e tij, Silvana Çaka, e mban në krahë dhe është e traumatizuar nga ngjarja, ndërkohë që nuk lejon mjekët që të ndërhyjnë


Everest Çaka mbeti i vdekur në vend, teksa udhëtonte në makinë me bashkëshorten e cila mbeti e plagosur në dorë, jashtë rrezikut për jetën.







Bashkëshortja e Çakës ka deklaruar se makina e tyre është goditur nga pas dhe ato kanë menduar se mos ishte një aksident. Në ato momente, sipas dëshmisë së bashkëshortes është afruar në person i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të Everestit.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg


Ndaj Çakës është qëlluar me 12 plumba nga një distancë e afërt, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat e sigurisë. Policia ka shoqëruar 20 persona për tu pyetur në lidhje me ngjarjen.



Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës.

Para 10 ditësh, Everest Çaka është marrë në pyetje nga prokurorë belg në lidhje me vrasjen e kushëririt të tij Arjan Spahiut, të cilët po hetojnë për zbulimin e vrasjes. Kohë më parë i kanë vrarë edhe vëllain.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas