Kronika

Momenti kur policia ndjek gomonen në Vlorë (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:02 - 16/07/20 |
mapo.al

Dalin pamjet e para nga operacioni për kapjen e një gomonie në bregdetin e Vlorës, pasi dyshoj se po tansportonte lëndë narkotike në Itali.


Në këtë foto që sjell Gazeta MAPO duken gomonia dhe një mjet lundrues i policisë.


Për pesë orë me radhë, mjeti lundrues 11 metra i gjatë dhe me 4 motorë, u ndoq në det të hapur nga Forca Detare, Guadia di Financa si dhe një helikopter.


Trafikantët dyshohet se kanë hedhur në det thasë me kanabis. Ata braktisën gomonen e fuqishme pranë grykëderdhjes së Vjosës. Në bordin e gomones nuk është gjetur lëndë narkotike, ndërkohë që vijon puna për arrestimin e trafikantëve.


Burime policore bëjnë të ditur se gomonia e kapur sot në Vlorë bënte trafik droge me radarë të sofistikuar. Mëngjesin e sotëm ajo është pikasur nga një Guardia di Finanza dhe menjëherë më pas u sinjalizuan dhe agjencitë policore shqiptare.

LEXO EDHE: 

5 orë ndjekje, kapet gomonia në Vlorë, trafikantët hedhin thasët me kanabis në det


Etiketa: , ,

Pas