Aktualitet

Momenti kur trupi i Jan Prengës futet në furgon dhe nxirret jashtë resortit (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:40 - 19/02/20 |
mapo.al

Gazeta MAPO siguron të tjera pamje nga pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës. Fotot tregojnë momentin kur trupi i pajetë i 49-vjeçarit, baba i pesë fëmijëve, futet në furgon për t’u nxjerrë jashtë resortit “Golden”, në Shijak.


Kamera e sigurisë ka filmuar lëvizjet si dhe ka zbuluar rrëmbyesit dhe vrasësit e Prengës të cilët kishin shkatërruar të gjithë pikat e tjera të survejimit duke harruar regjistrimin në fjalë. Kamera ka xhiruar të gjitha lëvizjet e tyre, duke kapur dhe momentin e futjes së trupit në resort, dhe më pas nxjerrjen e kufomës me qese të zeza.




Hetuesit dyshojnë se pengu është qëlluar me thikë në Kamëz gjatë rrëmbimit. Mendohet se autorët nuk kishin planifikuar ta vrisnin Prengën, por ta mbanin peng, ndërsa pas rezistencës së 49-vjeçarit situata u ka dalë nga kontrolli.

Sipas policisë, Jan Prenga ka ndërruar jetë më datë 17 janar, 2020, ditën e rrëmbimit, dhe se në resort është dërguar pa shenja jete.

Ndërkohë sot Gjykata e Apelit në Tiranë refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë për 5 personat e arrestuar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Të arrestuarit Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton Hajri dhe Festim Bexhdili mohojnë akuzat, ndaj kërkojnë lirimin.

Gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe pronari i kompleksit “Golden”, Astrit Hajri si dhe shkodrani, Gentjan Doçi. Gjithashtu, pjesë e organizimit të pengmarrjes dyshohet se është edhe Dritan Rexhepi i cili ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador. Gjithçka ndodhi pasi vëllai i Jan Ndrekës nuk dorëzoi në destinacion një sasi prej 283 kg kokainë.


Etiketa:

Pas