Aktualitet

“Monika i qëndroi mbi kokë” – Gazetari tregon si e ndihmoi Meta, Spartak Brahon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:57 - 27/05/21 |
mapo.al

Gazetari Bejdo Malo ka treguar një situatë kur Presidenti Ilir Meta i ka shpëtuar zërin deputetit Spartak Braho, i cili aktualisht është anëtar i Komisionit Hetimor për shkeljet e kreut të shtetit dhe synon shkarkimin e këtij të fundit.






Në emisionin “Akrtualitet”, Malo tha se Braho që sot kërkon të shkarkojë Metën, i ka harruar të gjitha të mirat që i ka bërë Presidenti.


Ai tregoi një episod kur vetë Ilir Meta ka çuar për kurim në Turqi, Spartak Brahon, për një problem shëndetësor me kordat e zërit.







Pjesë nga biseda:



Bejdo Malo: Po t’i numërosh të mirat që Ilir Meta i ka bërë Spartak Brahos, ore ishte i shtrirë në spitalin gjerman, e mori Ilir Meta në krahë e çoi në Turqi dhe e shëroi. Nuk kishte zë mo, i kishin ik kordat e zërit. Ilir Meta e bëri me zë, ndërsa ky mban thikën në gojë tani.

Lexo edhe :  "Rama 3", Prokuroria-Metës: Ministrat nuk kanë probleme me drejtësinë


Ëngjëll Musai: I ka ndenjë 4 ditë Monika tek koka se nuk i vinte as e shoqja.

***

Ndërsa sot, Braho është një nga kundërshtarët më të flaktë të Metës. Madje në një nga seancat e Komisionit Hetimor, Braho citoi Kodin e Procedurës penale dhe tha se ishte mjaft dakort që Metën ta sillnin edhe me dhunë në seancë dëgjimore, pasi ai i refuzoi dy herë.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas