fbpx

Aktualitet

Monika Kryemadhi: Jam përgjuar nga Saimir Tahiri





               Publikuar në : 22:10 - 09/10/19 |
mapo.al

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka befasuar sot me një deklaratë ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një bisedë me gazetarët Çim Peka, Arion Sulo dhe Bledian Koka, ajo ka treguar se pajisja e përgjimit IMTSI Catcher që është përdorur për përgjime në Tiranë është futur me anë të drejtorisë së Burgjeve dhe më pas Saimir Tahiri e përdori për përgjime.


“Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri. Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët”Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit”, tha Kryemadhi.



Jeni përgjuar nga zoti Tahiri?
“Nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama. Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus”,– deklaroi Kryemadhi.


E pyetur nga gazetari Koka nëse edhe ajo ka rënë viktimë e përgjimeve, Kryemadhi e ka pranuar që ‘po’, ndërsa shtoi se edhe tani po bëhen përgjime.

LEXO EDHE:

Zgjedhjet në Kosovë, Kryemadhi: Ndërkombëtarët nuk u bënë me asnjë palë


Etiketa: , ,

Pas