Sunday, May 15, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Monitorimi: Analizat e duhura gjatë shtatzënisë

by mapo.al
17/01/2022
in Kryesore, Shëndeti
0

Synimi është të ofrohet informacion dhe trajtim përpara shtatzënisë, që të mund të përmirësojë shëndetin e gruas dhe të ndihmojë në uljen e rreziqeve për fetusin.

Kujdesi shëndetësor prekoncepsional është kujdesi që një grua në moshën e duhur për të lindur fëmijë merr përpara shtatzënisë. Ky lloj kujdesi mbikëqyr faktorët biomjekësorë, të sjelljes dhe riskut social që mund të prekin shëndetin e gruas dhe të fetusit. Synimi është të ofrohet informacion dhe trajtim përpara shtatzënisë, që të mund të përmirësojë shëndetin e gruas dhe të ndihmojë në uljen e rreziqeve për fetusin.

Analizat e tremujorit I

Urine komplet / Urokulturë; Hemoleukograma dhe Grupi i gjakut; Testi Coombs indirekt; Elektroforeza e hemoglobinës; Glicemia; Analizat e tiroides; Provat hepatike; Provat renale; Toksoplazmoza (IgG, IgM); Rubeola (IgG, IgM); Citomegalovirus (IgG, IGM). Analizat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme (sifilizi, HIV-AIDS); Testet virale të hepatitit (HBsAG, HVC) si dhe Ultrascreening-u (Bitest + Translucenca nukale + Kocka nazale)

Ekografia obstetrikale e tremujorit I

Ekografia obstetrikale e tremujorit të parë ndër të tjera ekzaminon: Pozicionin e shtatzënisë (d.m.th., brenda apo jashtë uterusit), Numrin e embrioneve, Praninë e rrahjeve të zemrës, Mosha e shtatzënisë (nga dita e parë e ciklit menstrual) etj.

Depistimi prenatal i anomalive fetale

Çdo shtatzëni ka një probabilitet të jetë e prekur nga anomali të ndryshme të fetusit (kromozomiale, gjenetike etj). Përmes programeve të depistimit synojmë të veçojmë nga popullata e grave shtatzëna grupin që mbart riskun më të lartë për të qenë e prekur nga një anomali e caktuar. Këtyre shtatzënave screen pozitive iu ofrohet informacioni i detajuar dhe mundësia e diagnozës me anë të procedurave invazive të diagnozës prenatale. Fazat e depistimit prenatal të anomalive fetale: Java 11 – 14: Ultrascreening në tremujorin e I (Translucenca nukale + Kocka nazale + Bi-testi). Java 15 – 18: Triple-test. Java 18 – 22: Ekografia morfologjike në tremujorin II

Diagnoza e anomalive fetale

Për diagnozën prenatale nevojitet ekzaminimi i indeve / qelizave fetale. Kjo mund të arrihet përmes procedurave invazive nën drejtimin e ekografisë (Amniocenteza, Biopsia e vileve koriale, Kordocenteza) të cilat duhen kryer nga një personel i specializuar në këtë drejtim.

Ekografia obstetrikale e tremujorit II (Ekografia morfologjike java 18-22)

Ekografia morfologjike është një standard që ofrohet edhe në Shqipëri. Për fat të keq një pjesë e shtatzënive janë më tepër të komplikuara ndaj përcaktimit të seksit përmes ekografisë se sa ndaj ekografisë morfologjike. Veç depistimit të sindromës Down (më e shpeshta kromozomopati), ajo mund të diagnostikojë edhe keqformime të tjera fetale.

Analizat e tremujorit II (java 15 – 28)

Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve të mëposhtme: Triple test (java 15-18). Triple testi është një alternativë e mirë për depistimin e anomalive fetale te shtatzënat që nuk kanë përfituar nga depistimi biokimik (bi-test) në tremujorin I. Femrat që rezultojnë pozitive pas triple-test u ofrohet diagnoza invazive (amniocenteza). Urinë komplet, Urokulturë, Hemoleukograma. Përsëritje eventuale dhe/ose antitrupave IgM të kompleksit TORCH nëse IgG përkatëse janë negative. Nëse mosha është > 36 vjeç këshillohet amniocenteza (java 16). Tampon cerviko-vaginal për infeksionet e ndryshme që mund të rrezikojnë për abort; Ekografi transvaginale për vlerësimin e gjatësisë së qafës së mitrës; Ekografi morfologjike (studimi i anatomisë fetale dhe i velocimetrisë Doppler në arteriet uterine); Glicemi esëll; Testi i tolerancës ndaj glukozës

Ekografia fetale 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D)

Ekografitë 3-dimensionale (3D) dhe 4-dimensionale (4D) janë bërë gjithnjë e më shumë popullore dhe gjithnjë e më shumë në dispozicion të pacientëve. Me ekografinë 3D, një seri seksionesh 2D rindërtohen në mënyrë digjitale për të dhënë një pamje sa më reale. Me ekon 4D, dimensioni i shtuar është koha, ndaj duket sikur pamjet 3D lëvizin në kohë reale. Pamjet 3D/4D shfaqen, zakonisht, në ngjyrë të artë në ekranin e ekografisë, duke qenë se kjo është një ngjyrë që shquhet lehtë nga pacientët dhe thekson tiparet e bebes. Në fund të ekzaminimit, çifti pajiset me një CD (kundrejt një pagese simbolike) ku përmbahen fotot / videot e bebit të tyre. Duhet patur parasysh se ekografia 3D /4D nuk është një ekografi emergjence, dhe si e tillë duhet të kryhet gjithnjë me programim.

Analizat e tremujorit III (java 28 – 41)

Është mjeku obstetër që do të vendosë frekuencën dhe renditjen e analizave/ekzaminimeve, si: Hemoleukograma; Urinë komplet / Urokulturë; Ekografi obstetrikale (biometri fetale, velocimetria Doppler, likidi amniotik, placenta, paraqitja fetale); Provat hepatike; Provat renale; Uricemia; Non-Stres Testi; Koagulograma; Tampon vaginal / rektal për depistimin e infeksionit me streptokok beta-hemolitik.

Ekografia obstetrikale e tremujorit III

Ekografia obstetrikale e tremujorit III ka për qëllim vlerësimin e mirëqënies fetale (rritja, likidi amniotik, velocimetria Doppler), studimin e placentës (ekostruktura, lokalizimi etj.), paraqitjen e fetusit. Gjithashtu ajo kryen edhe një studim anatomik të fetusit (kuptohet jo aq të detahuar sa ekografia morfologjike).

NST (Non Stress Test)

Non-Stress test është një test i thjeshtë, joinvaziv që kryhet në shtatzënitë mbi 28 javë. Testi quhet “pa stres” sepse gjatë tij nuk ushtrohet asnjë stres mbi fetusin. Testi kryhet duke vendosur një brez në barkun e nënës për të matur rrahjet e zemrës së fetusit dhe një tjetër brez për të matur kontraksionet e mitrës. Lëvizja, rrahjet e zemrës dhe “reagimi” i rrahjeve të zemrës ndaj lëvizjes apo kontraksioneve maten për 20-30 minuta. Një rezultat reaktiv në NST tregon se qarkullimi i gjakut (dhe oksigjenimi) në fetus është i mjaftueshëm. Një rezultat joreaktiv duhet interpretuar në kontekst me ekzaminimet e tjera dhe mund të ndihmojë në marrjen e vendimeve nga ana e mjekut obstetër.

Tags: analizatkëshillatmonitorimishtatzënia

JU SUGJEROJME

Zelenski: Pavarësisht masakrave, jam i gatshëm për bisedime me Putin në Ukrainë
BE

Eurovision/ Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës

14/05/2022
Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë
Kronikë

Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë

14/05/2022
Gruaja në Vlorë gjen kocka njeriu brenda grumbullit të dheut
Aktualitet

Atentat në Lezhë, qëllohet me armë drejt një makine

14/05/2022
Berisha zbulon planin e Komisionit të Rithemelimit, ja kush do ta drejtojë PD-në
Kryesore

Berisha sulmon Ramën: Ku do shkojmë, drejt Beogradit apo Stambollit?

14/05/2022
Next Post
Miratohet kabineti i ri qeveritar i Maqedonisë së Veriut

Miratohet kabineti i ri qeveritar i Maqedonisë së Veriut

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Birrë me krikëll që mund ta paguani me bitcoin
  • Ronela Hajati tregon momentin më të vështirë në karrierë
  • Eurovision/ Zelensky i bën thirrje Europës të votojë për këngën e Ukrainës
  • A do të mbarojë ndonjëherë nafta?
  • Atentati në Lezhë/ Shënjestra sa ishte kthyer nga Belgjika, telefonoi vetë policinë

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In