Kryesore

Monitorimi i PD për zgjedhjet, nisin rezultatet e para, kallëzohet në prokurori drejtori i ISHSH Elbasan








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 14/09/20 |
mapo.al

Partia Demokratike njoftoi sot se ka kallëzuar penalisht në Prokurori, drejtorin e Inspektoratit Shëndetësor në Elbasan, Blendi Musai.


Denoncimi i PD është bërë pasi Musai dyshohet se ushtronte presion te vartësit e tij për të plotësuar formularin e shpërndarë nga PS, për mbledhjen e votave.


“Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim”, thekson PD.


Selia blu thekson se nuk do të njohë asnjë largim nga puna për shkak të mosangazhimit të punonjësve në veprimtari politike.


Denoncimi i PD
Ky është Formulari i mbledhjes së votave për Partinë Socialiste i shpërndarë nga Drejtori i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Elbasan Blendi Musai, tek punonjësit nën varësinë e tij. Ky është krim dhe abuzim i rëndë me detyrën.

Partia Demokratike Elbasan dënon këtë akt kriminal të Blendi Musait dhe e garanton se do të përballet me forcën e ligjit, pa asnjë hezitim.

Gjatë ditës së sotme kemi përcjellë të dhënat e plota për kallëzimin e tij në prokurori për kryerjen e veprës penale të parashikuar në nenin 328/a “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” të Kodit Penal.

Partia Demokratike Elbasan garanton të gjithë punonjësit e administratës publike që nuk angazhohen në veprimtari politike dhe nuk bien pre e presionit të paligjshem, se asnjë akt shantazhi apo largimi nga puna për qëllime elektorale nuk do të njihet nga Qeveria e re e Partisë Demokratike, e dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit 2021.



Pas