Monstra që tronditi vendin vite më parë, Shpëtim Ziza, i dënuar me burg përjetë pasi përdhunoi dhe vrau 10-vjeçarin Besim Çenga në vitin 2007, i ka vënë sot flakën qelisë së burgut në Fushë-Krujë.
Shpëtimi, i cili vuan nga problemet e shëndetit mendor e ka pranuar krimin asokohe, duke pohuar se e kishte përdhunuar vogëlushin dhe më pas e kishte mbytur me lidhëse këpucësh. Tashmë, i njohur ndryshe si “Monstra e Peshkopisë”, vuan dënimin me burg të përjetshëm por siç duket problemet për të nuk kanë të sosur, madje disa herë ka tentuar edhe vetëvrasjen.
NGJARJA HORROR
Vogëlushi Besim Çenga u zhduk pa gjurmë më 23 tetor të 2007-ën, ndërsa trupi pa jetë i 10-vjeçarit u gjet në një përrua afër fshatit Tomin të rrethit të Dibrës, 7 km larg Peshkopisë pas 5 ditësh. Ai ishte fëmija i madh i shtetasit Ylli Cenga, banor i lagjes ‘Kamen’ të qytetit të Peshkopisë.
Sipas vendimit të gjykatës, Shpëtim Ziza kishte mashtruar 10-vjeçarin duke e ftuar të shkonte me të për të luajtur, ndërsa prej 5 ditësh fëmija nuk ishte thyer në shtëpi. Ngjarja ishte makabre për të dy familjet.