Sport

Montella dhe Kovac, në garë për trajner të Vedat Muriqit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:53 - 20/05/20 |
mapo.al

“Aeroplani” mund të zbarkojë në Stamboll, në stacionin e radhës si trajner. Presidenti i Fenerbahce, Ersun Yanal, ende po përpiqet të identifikojë trajnerin e ri dhe, sipas gazetës “Fanatik”, Vincenzo Montella është një nga kandidatët potencialë.


45-vjeçari nga Campania është i lirë, pasi u shkarkua nga Fiorentina dhjetorin e kaluar. Jashtë vendit, ai tashmë ka provuar një përvojë, atë me Sevilla, gjysmën e sezonit të kaluar. Montella, megjithatë, nuk është emri i vetëm.


Niko Kovac përflitet, po ashtu, për stolin e Fenerbahce. Kroati është i papunë pas divorcit të tij me Bayern Munich, nëntorin e kaluar.


Kujtojmë se te gjiganti turk luan edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi. Megjithatë, ai ka përfunduar në radart e disa klubeve kryesore europiane, ndaj mund ta lërë Stambollin për Anglinë apo Italinë, sipas gjasave, sezonin e ardhshëm.



Etiketa: , ,

Pas