sh-presidenti i Interit, Massimo Moratti, gjithashtu tha fjalën e tij për marrëveshjen e mundshme midis zikaltërve dhe Chelsea për Romelu Lukaku.
Këto janë fjalët e tij ekskluzive për TMW mbi lamtumirën e mundshme të “Big Rom” dhe jo vetëm:
“Kam lexuar në gazeta për këtë negociatë me Chelsea, sinqerisht nuk di asgjë më shumë se sa ka dalë në media. Flitet për 130 milionë euro. Sigurisht, për Interin është ofertë tunduese.
Unë nuk i di numrat dhe nuk e di se cilat janë nevojat e klubit sot, por shifrat për të cilat po flasim janë sigurisht të rëndësishme… Në rast lamtumire të Lukaku, emrat më të nxehtë janë ata të Duvan Zapata dhe Dusan Vlahovic? Të dy janë të mirë, me siguri“.
Nga ana e tij, Tomas Tuchel, në një konferencë shtypi, foli mbi operacionin, duke zgjedhur rrugën e profilit të ulët:
“Lukaku është një lojtar fantastik, por i përket Interit. Shumë i duam te Chelsea, ka disa lojtarë që ne mendojmë se mund ta përmirësojnë skuadrën, por unë nuk do t’i komentoj emrat, sepse nuk më pëlqen kur trajnerët e tjerë flasin për lojtarët e mi.
Me shitjen e Giroud, ne mund të kemi nevojë për një sulmues të aftë për të luajtur në zonën e portës. S’e kemi një të tillë në skuadër, por nuk kërkojmë me çdo çmim”.