Wednesday, May 18, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Morën para për të plagosurin në masakrën e Velipojës, pranga 2 mjekëve

by mapo.al
03/07/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Policia ka arrestuar dy mjekë të spitalit të Traumës. Gjithashtu bën me dije se është prangosur edhe babai i 17-vjeçarit, Elmilind Dyli që u plagos në masakrën e Velipojës.

Mësohet se janë arrestuar mjekët S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

Gjithashtu, policia njofton se u arrestua babai i Elmilind Dylit, F. D, 40 vjeç, mbi të cilin rëndon akuza “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”

Sipas uniformave blu, ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë 17-vjeçarit të plagosur në Velipojë, i ati i pacientit dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi orët e para të 27 qershorit pas një sherri për shezlongët, nga përplasja me armë mes dy familjeve.

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku, Xhovani dhe Edmond Zeneli si dhe 19-vjeçari Musaen Zeneli. Kurse të plagosur mbetën Hasan Ferracaku dhe 17-vjeçari Elmedin Dyli.

Në vendngjarje, u sekuestruan 18 gëzhoja, të qitura nga 3 armë të ndryshme. Një kallashnikov dhe dy pistoleta, njëra tip TT dhe tjetra miniglok 7.65 mm.

Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bisturia”.

Vihen në pranga një mjek kirurg dhe një mjek anestezist, si dhe një shtetas që iu ka dhënë këtyre dy mjekëve, një shumë parash për të kryer operacionin e djalit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale paratë që kanë marrë mjekët për kryerjen e operacionit.

Strukturat Hetimore të DVP Shkodër dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, me mbështetjen e forcës së Posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bisturia”.

Në kuadër të operacionit u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasve: S. M., 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë dhe E. S., 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë Spitalit Universitar të Traumës Tiranë.

-Gjithashtu u bë ndalimi për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i shtetasit F. D, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Ndalimi i tyre u bë për arsye se në ambientet e një qendre spitalore në Tiranë, pas një operacioni mjekësor që kirurgu S. M. dhe anestezisti E. S. i kanë bërë shtetasit E. D., i plagosur mbrëmjen e datës 27 qershor, në Velipojë, i ati i pacientit, shtetasi F. D. dyshohet se iu ka dhënë të dy mjekëve një sasi parash për kryerjen e operacionit.

Pas kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Shkodër.

Tags: Arrestohen dy mjekeMasakra e Velipojestrauma

JU SUGJEROJME

BE synon t’i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse
Bota

BE synon t’i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse

18/05/2022
Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën
Bota

Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën

18/05/2022
Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike
Kryesore

Apeli i GJKKO dënon 13 të pandehur për trafikim të lëndëve narkotike

18/05/2022
Kremlini: Thekson negociatat ndaj Ukrainës nuk po përparojnë
Bota

Kremlini: Thekson negociatat ndaj Ukrainës nuk po përparojnë

18/05/2022
Next Post
Makina merr flakë dhe shkrumbohet totalisht, shoferi shpëton mrekullisht

Makina merr flakë dhe shkrumbohet totalisht, shoferi shpëton mrekullisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Mesfushori i Manchester city i jep fund beqarisë
  • BE synon t’i japë fund varësisë nga karburantet fosile ruse
  • Alban Skënderaj zbulon talentin e fshehur, reagon Erion Veliaj
  • Nëna vret foshnjën e saj, nuk duronte dot të qarën
  • Aleatët e PD-së kanë një emër, për president



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In