SHKODER-Dy inspektorë taksash që punonin në bashki, janë vendosur në pranga për falsifikim dokumentash dhe korrupsion pasiv. Policia ka arrestuar Bledar Plorin dhe Isa Mandian.
Sipas njoftimit policor, Plori dhe Mandia mendohet se janë vendosur në pranga për falsifikim të dokumentave të një hoteli në Velipojë, si dhe për ryshfet nga pronari. Ata kanë favorizuar këtë të fundit duke mos treguar numrin real të dhomave të hotelit.
Pronari, i identifikuar si shtetasi me inicialet P.A, tashmë është vendosur nën hetim për fshehje të ardhurash. Sakaq, raportohet se është shpallur një i tretë në kërkim, i cili është identifikuar si Denis Hoxha.