Kryesore

Morën votat, po janë të vetmuar














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 28/05/21 |
Mapo.al

Eshtë nga rastet e rralla në këto 30 vite që fituesit e zgjedhjeve, pasi morën gjithçka, po u mungon kurora më e shtrenjtë, dafina më e çmuar, që është vemendja e publikut. Kjo nuk është një arsye që ta bëjë rilindjen të lumtur. Ata patjetër i kanë punët në terezi, dhe çdo ditë po merren me kontrata të reja, me koncensione, me afera e tendera, e plot punë që sjellin mbrothësi e arritje në lëmin financiar.






Por njerëzit nuk e kanë shikimin tek ata.


Një vetmi tronditëse duket se ka kapur ata që zyrtarisht, me shifra, janë shumica.







Dhe sado të kenë kulme në mirëqënie, në fundjava të bollshme, në shtëpi të reja, në makina luksoze, indiferenca mbetet e padurueshme. Një lloj ndëshkimi.



Rilindasit nuk mund të gëzojnë privilegje, miliona, pushtet, e shumëçka tjetër, nëse njerëzit nuk duan t’ia dinë, u kanë kthyer kurrizin.



Ngjashëm me atë dashnoren që labi e zë për t’ia treguar shokëve pasiqë këtë ka kënaqësinë më të madhe. Po shokët kanë hallet e tyre dhe nuk ja japin këtë gëzim të vluarit.

Vemendja është tek opozita. Sepse ka një bindje që një padrejtësi ndodhi me demokratët dhe se pushteti e mori mandatin e tretë me instrumenta të paligjshëm, e mori me forcë, me mujshari, me joshje, me blerje, me asetet e pushtetit. Pra nuk bëri asgjë që ka lidhje me garën e ndershme e të barabartë.

Lexo edhe :  Debati në seancë, Rrushaj: Pse opozita braktisi Kuvendin

Kjo vemendje tek opozita është sak një pendesë e madhe për këdo që nuk mori vendimin e duhur, që shiti votën, që qendroi në shtëpi me 25 prill.

Eshtë një korigjim që ka një efekt moral, pasi në fakt, punët e rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve janë lënë sërish në duart e atyre që i kishin për 8 vite. Të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër, përpos se të përkeqësojnë zullumet e 8 viteve.

Shoqëria e donte ndryshimin. Ishte një gjë e domosdoshme, si freksimi dhe vitalizimi i një organizmi. Rilindja e ndali këtë proces me dhunë. Tani ka edhe më shumë barrë për të mbajtur në kurriz. Më së pari, mungesën e vemendjes.

Partia Demokratike është në kushte shumë të vështira sot, por kur sytë e të gjithëve janë drejtuar tek ajo, e ka shansin që edhe pa asnjë pushtet, asetin më të madh që është interesi publik, ta shndërrojë në një gur të çmuar.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas