Morena Taraku është rikthyer pas një mungese të shkurtër sërish në “Instagram”. Ajo ka postuar një foto ku shihet e shtrirë në krevatin e një ndër hoteleve më luksoze në kryeqytet, me trupore të bardhë. Ndërkohë që shfaqet tepër sensuale dhe provokative, ndjekësve duket se u është tërhequr vëmendja nga atletet e saj të ndotura.
“Je shumë e mirë por je shumë pis. Foto amatoreske! Mos harroni se ju vipat kur bëni foto publiku shikon më imtësirat, kështu që sikur të zdrypje e të hiqje atletet dhe pastaj t’i hipje krevatit prapë do ishte shumë më nice”- ka shkruar një ndjekës, i cili nuk është se ka marrë një përgjigje nga këngëtarja.
Risjellim në vëmendje se Morena Taraku ka premtuar shumë për këngën e saj të re, e cila pritet të dalë së shpejti në tregun muzikor.