Aktualitet

Mori 5 mijë euro dhe lejoi ndërtimin pa leje në Ksamil, në pranga inspektori i IKMT-së





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:56 - 13/05/20 |
mapo.al

Pas aksionit të mbrëmshëm në Ksamil, realizuar nga nga policia dhe IKMT për ndërtimet pa leje, janë prerë dy fletëarreste.


Mbrëmë u shoqëruan ne komisariat 7 persona, ndërkohë që mëngjesin e sotëm, është arrestuar një qytetar nga Saranda dhe një punonjës i IKMT-së, Tiranë.


Në pranga është vënë Altin Bogdani, 35-vjeç nga Tirana, Inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT, Tiranë.


Arrestohet dhe Vasillaq Vito, 43-vjeç nga Saranda. Bogdani akuzohet se ka marre ryshfet 5 mijë euro dhe 350.000 lekë të reja nga Vito, për të mos i prishur një pjese të një objekti në Ksamil, pronë e Vitos.


Gjatë kontrollit të ushtruar, Bogdanit iu gjeten 5 mijë euro, 350 mijë lekë, tre telefona celularë dhe një sasi prej 1.56 gram “cannabis sativa”. Dosja i ka kaluar GJKOK Tiranë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas