Sot mbahet seanca gjyqësore për sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi.
Seanca është vonuar, si pasojë e mungesës së avokatit mbrojtës, ndërkohë që sapo ka rinisur.
Fillimisht nuk pati një avokat të zgjedhur prej sanitares, kështu që gjykata kërkoi një avokat që kishte qenë i pranishëm në momentin kur Alldervishi ka dhënë dëshminë.
Prokuroria kërkon masën “Arrest me burg”, teksa prokurori i çështjes është Bledar Valikaj.
Alldervishi sakaq ka refuzuar të flasë, duke thënë se do të prononcohet në një moment të dytë.
Priten hetime nëse sanitarja ka qenë e vetme në këtë ngjarje, apo ka qenë një skemë e mirfilltë mashtrimi. Dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.
Janë mbledhur provat dhe pritet që Prokuroria të thellojë hetimet. Nëse do të vërtetohet që ka qenë një skemë e mirëfilltë mashtrimi, çështja do t’i kalojë SPAK.
Vajza e një zonje 55 vjeçare, e cila humbi betejën me covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i kishte marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj. Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” i publikon emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.
Etiketa: del para gjykates, skandali ne Covid2, Tire Alldervishi, Video