Aktualitet

Mori para për të punësuar një person, “arrest shtëpie” për Rovena Vodon














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:54 - 13/07/21 |
mapo.al

SPAK-ut nuk i kanë shpëtuar as ish-anëtarët e qeverisë Rama. Këtë herë pas hetimeve të SPAK, Gjykata e posaçme ndaj Korrupsionit ka vendosur ‘arrest shtëpie’ për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Vodo, e cila akuzohet se ka përfituar para për të punësuar një person.






SPAK, pas hetimeve të kryera arriti në përfundimin se Rovena Voda, në cilësinë e Zëvendësministres në Ministrinë e Brendshme, ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florida Beu.


Përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që Rovena Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë Florida Beun në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.







Ndaj Rovena Vodës u caktua masa e sigurimit “arrest ne shtëpi” për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.



Masa “Arrest shtëpie” u vendos edhe ndaj Florida Beut dhe Majlinda Hasani, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.



<
>
e02ff857-6894-4cde-891e-fd02d6f7e7c9 1b7701d3-e823-46ff-a0b8-86cb547a5e75
1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas