Aktualitet

Mori peng të riun dhe e futi në bagazh – Arrestohet shqiptari në Londër (EMRI)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 16/02/21 |
mapo.al

Londër – Një shqiptar është vendosur në pranga, për pengmarrje.






Mediat e huaja raportojnë se i arrestuari është Dorjan Kurtaj, 20 vjeç, banues në Wilbury Way, N18 Londër.


Së bashku me 3 të huaj  – Selhatin Gunes, Edward Belton dhe Ksildian Lylau – Kurtaj u ndalua të enjten, më 10 shkurt, në rrugën Montag, në rrethrrotullimin Swaythling.







Gjatë kontrollit policor, një 20-vjeçar u gjet brenda në makinë me plagë në këmbë, të shkaktuar nga një goditje me thikë.



Identiteti i tij ende nuk dihet, por raportohet se po udhëtonte me biçikletë afër rrugës Lincoln kur u ndoq nga autorët e krimit.



Dyshohet se i riu se është përpjekur të largohet prej tyre, dhe prandaj sulmuesit e kanë qëlluar me thikë.

Policia londineze nuk jep më shumë detaje për motivin e pengmarrjes.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas