Aktualitet

“Mos bëni video”-PS festë me qindra të rinj në kundërshtim të masave anti-COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:07 - 15/04/21 |
mapo.al

Një festë e çmendur ka qënë ajo e të rinjve të PS në Librazhd në kundërshitm me masat anti-COVID, menjëherë sapo kryeministri Rama u largua nga qyteti. Një video është publikuar në rrjete sociale ku kryetarja e FRESSH-it, Brixhilda Biçaku ka mbledhur të gjithë të rinjtë përkrahës të Partisë Socialiste në një ambient të mbyllur për të festuar






Kryeministri ka bërë propagandë të vazhdueshme për të respektuar masat anti-Covid, duke thënë se e keqja po vjen nga partitë e tjera, e ndërsa duket qartë se PS është shfrenuar dhe nuk njeh limite.


 





Në video dëgjohet teksa kryetarja e FRESSH-it Brixhilda Biçaku, (Drejtore e Drejtorisë së Urbanistikës Bashkia Librazhd), i kërkon të rinjve që të mos filmojnë dhe nëse dikush dehet, shoku t’i marrë telefonin nga dora.



Ndërkohë Biçaku nuk ndalet me kaq, por i premton të rinjve dhe një ‘MEGA PARTY’ tjetër kur kryeministri të vijë sërish.



 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas