Editorial

Mos bëni zhurmë, rilindja s’është në humor!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:57 - 20/12/20 |
mapo.al

Ndalimi krejt i panevojshëm i aktivistëve të Teatrit, dje në darkë afër rrënojave ku ata vijojnë të mbajnë gjallë frymën e rezistencës dhe kundërshtisë me fjalime, është një ngjarje po aq e rëndë sa shembja e godinës.



Nxjerr në pah tiparet më shumë se autoritariste të qeverisë, tregon gjendjen e rëndë të humorit dhe nervat e saj të tendosura në skaj.


Këto janë trille e shajni të ngjashme me ato të sunduesve të republikave ku junta është në pushtet, e ku çdo gjë në vend rrotullohet sipas gjendjes shpirtërore të bosit.



Ai edhe e vret Teatrin, edhe nuk lejon vajtimin e tij.



Akti i djeshëm është një mesazh force për të manifestuar se asgjë nuk ka ndryshuar. Askush mos ta marrë si dobësi, ikjen e gjeneralit dhe ardhjen e Çuçit.


Nëse ka nxjerrë krye një iluzion se me ikjen e mjeshtrit të gazit lotsjellës apo të dhunës në bulevard, do të kishte një relaksim, kjo do të ishte e rrezikshme për pushtetin e rilindjes.

Ndaj u bë shembulli i parë shpejt e shpejt që gjindja ta mbajë vëth në vesh se këtu sundimi vazhdon.

Lexo edhe :  Cakaj lë detyrën, nuk harron propagandën: Kemi hapur negociatat

Me policë dhe me forcë!

Në këtë kuptim, nuk do të sillte ndryshim asnjë lloj lëvizje ministrash. Rilindja ka akademinë e vet me traditë që nga koha e regjimit komunist për të patur në poste kyçe sypetritë të palodhur që vlojnë drurin për pushtetin e partisë.

Me ndalimin e aktivistëve si Ergys Mertiri, rrezikshmëria e të cilit për rendin dhe shoqërinë është e njohur, qeveria dhe Rama po thellojnë edhe më shumë kursin e tolerancës zero ndaj kontestimit, kundërshimit dhe kritikës.

Ku të munden me presion, me baltën e mediave të tyre, ku të munden me ligje në tentative, ku të munden me policë në rrugë.

Skenderbeu është qejfprishur. Mirë që punët po shkojnë keq në çdo drejtim, dhe nuk solli dot vaksinën si i dyti në botë, siç pat thënë me të madhe rilindasi punëmbaruar Veliaj, po hajde tani të durojë edhe zhurmat.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas