Kryesore

Mos e humbisni: A është kjo mënyra për të kuruar depresionin?





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:16 - 13/09/18 |
mapo.al

Depresioni është cilësuar si sëmundja e shekullit dhe mendohet se brenda pak vitesh, shumica e njerëzve do kalojnë se paku një episod depresiv.


Deri më tani ilaçet dhe terapia, të ndërthurura së bashku, kanë dhënë rezultate të mira në trajtimin e sëmundjes.



Disa mjekë në Itali thuhet se përdorin me efikasitet edhe kurën e pagjumësisë për të trajtuar sëmundjen.


Por duket se kjo sëmundje mund të kurohet edhe në një mënyrë tjetër.

Sipas BBC, depresioni mund të kurohet duke u hedhur në ujë të ftohtë në dimër për të notuar.

Mjeku Chris van Tulleken thotë se beson tek përfitimet mjekësore të notit në ujin e ftohtë.

Ai thotë për BBC se noti në dimër, sidomos nën shoqërinë e personave të tjerë, përmirëson simptomat e depresionit dhe të ankthit.

Por jo vetëm kaq, ata mendojnë se ka një shpjegim biologjik për diçka të tillë.

Zhytja në ujë të ftohtë sjell një reagim fiziologjik dhe hormonal, diçka të lindur miliona vjet më parë për të reaguar ndaj kërcënimeve potenciale.

Presioni i gjakut, rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja vjen në rritje pasi lëshohen hormonet e stresit.

Por nëse e bën këtë disa herë, reagimi i stresit vjen duke u reduktuar.

Trupi mësohet të pranojë presionin dhe të reagojë më normalisht.

Ky adoptim është i nevojshëm për trupin, për të reduktuar problemet mendore, me të cilat përballemi thuajse shumica jonë.

 

Këshilla për të notuar në ujë të ftohtë

-Qasuni me të njëjtin kujdes sikundër bëni stërvitje- nëse keni probleme me zemrën, niseni ngadalë

-Sigurohuni që mund të notoni dhe futuni me një shok ose shoqe që di të notojë

-Notoni kur temperaturat janë zakonisht 15 gradë deri në 20 gradë

-Niseni fillimisht cekët

-Notoni në një ditë të qetë- relaksohuni dhe mbajeni kokën sa më shumë mbi ujë

-Notoni për dy ose tre minuta. Pasi lëkura të arrijë temperaturën e ujit, do ndjeheni të ngrohtë

-Gjashtë seanca noti nga 2-3 minuta do kenë një efekt të tillë që mund të zgjasë për muaj


Etiketa: , ,

Pas