Nga Gareth Sturdy, TES
Rowan Atkinson ka pasur një fjalim komik ku satirizonte gjithë çudirat që nxjerrin politikanët nga goja. Fjalia e fundit thumbuese ishte: “Nuk duam të përfundojmë si ai njeriu i verbër në një dhomë të errët që kërkon macen e zezë që nuk ekziston, apo jo?”
Kjo të vjen në mendje sa herë dikush flet për sfidat e reja të shekullit të 21. Në një raport të fudnit të Dell Technologies thuhet se 85% e punëve që do të ekzistojnë në 2030 nuk janë krijuar akoma.
Gjithsesi, Mary Bousted, sekretarja e përgjithshme e ‘National Education Union’, tha në konferencën vjetore të Shoqatës së Mësuesve dhe Pedagogëve në 2016: “Sot, mësuesit duhet t’i përgatisin nxënësit për ndryshime ekonomike dhe sociale më të shpejta se kurrë më parë, për vende pune që nuk janë krijuar ende, për të përdorur teknologji që nuk janë shpikur ende, dhe për të zgjidhur probleme sociale që nuk janë ngritur ende”.
Për arsye se po jetojmë në kohëra kaq të trazuara, unë do të drejtoj fundjavën e ardhshme debatin e këtij viti në festivalin ‘Battle of Ideas’ në Londër. Debat, i cili merr në konsideratë serioze shqetësimet që ngre Bousted dhe përpiqet të gjejë një rrugëzgjidhje.
Tema, e cila do të mledhë figura të rëndësishme të tregtisë, artit, arsimit do të jetë në formë pyetje: A na duhet një kurrikul e shekullit të 21?
U përfshiva në këtë gjë sepse jam shqetësuar nga të dhënat e fundit që ka publikuar Royal Society of Arts, në të cilat thuhet se megjithëse 84 % e të rinjve duan të ndihmojnë të tjerët, vetëm 52 % mendojnë se mund të bëjnë një ndryshim pozitiv në komunitetet e tyre.
Unë anoj nga të dyja anët e pyetjes se çfarë ne si mësues duhet të bëjmë për të ndihmuar studentët të eksplorojnë këtë botë të re. Gjithsesi, mbi të gjitha ne duhet t’i bëjmë të besojnë se mund ta ndryshojnë atë për mirë. Cilat dije dhe aftësi duhet të kultivojmë në kurrikulat e shekullit të 21 për t’ia arritur kësaj, dhe në të njëjtën kohë të mos përfundojmë si i verbri në errësirë që kërkon gjëra që nuk ekzistojnë?
Nga njëra anë, zëra të fuqishëm si ai i Bousted dhe të tjerëve janë të sigurtë se përgjigjia nuk është kurrikula “e udhëhequr nga dija”, flaka e së cilës ka shndritur fort këto 8 vitet e fundit me aspiratën për “të transmetuar më të mirat që janë thënë e shkruar”.
Në samitin ‘Bryanston Education’ këtë verë, Bousted pranoi se dija kanonike (kanunore) është e rëndësishme, por jo kur është fjala për punën e të rinjve me fytyra të zbardhura e pa shprehi. Një kurrikul e re, e çliruar prej marrëdhënieve të vjetra elitiste dhe idesë se suksesi është i barazvlefshëm me suksesin akademik në provime. Një kurrikul e bazuar në aftësi të tilla si zgjidhja e problemeve, ndërtimi i karakterit, elasticitet dhe komunikim.
Dështimi në adaptimin e kësaj lloj qasjeje të re është arsyeja se pse Mbretëria Bashkuar ka mbetur mbrapa në klasifikimet ‘Pisa’ në raport me vende që e kanë përqafuar këtë lloj qasjeje, thotë Adreas Schleicher, drejtori i përgjithshëm i OSBE-së që përpilon tabelën krahësuese. Kina dhe Singapori nuk po përqendrohen më në memorizimin e fakteve, paralajmëroi Schleicher.
Nga ana tjetër, në një studim të sapopublikuar, ‘Educating Youth for Nonexistent/Not Yet Existing Professions’, akademiku për arsimin, Paul A.Kirschner, mbron idenë se arsimi është “imun” ndaj së ardhmes duke kritikuar në të njëjtën kohë termin “aftësi të shekullit të 21” sepse sipas tij është i pasaktë dhe corientues. Ai argumenton se nuk ka ndonjë konsensus të gjerë se çfarë janë këto aftësi dhe si për çudi janë katërfishuar në literaturën shkencore në shtatë vitet e fundit. Pothuajse të gjitha të ashtuquajturat aftësi të shekullit të 21 janë në fakt versione të “ripaketuara“ të aftësive që kanë qenë po kaq të rëndësishme në gjeneratat e shkuara.
Por edhe kësaj qasjeje të bazuar në kërkim dhe fakte duket se i mungon dicka: arsimimi si pa një qëllim në thelb, ose, të qenit të arsimuar si një qëllim në vetvete, vlera e të cilit nuk mund të përcaktohet në një objektiv instrumental siç është të qenit “imun ndaj të ardhmes“.
Në kohë të tilla të paqëndrueshme, sa na ndihmon të propagandojmë dhe adhurojmë ndryshimin, sidomos mes fëmijëve? A mos ndoshta është më mirë të kërkojmë për diçka, e cila është shumë e vlefshme vetëm për faktin se është e njejtë gjatë gjithë kohës, e pa kohë?
Sic shkruan së fundmi në blogun e tij për arsimin, mendimtari Martin Robinson, kurrikula nuk duhet të jetë një udhëtim me një destinacion. “Ne po lëvrojmë disa perspektiva dhe narrativa të cilat t’i shërbejnë sa më mirë një fëmije,“ argumenton ai.
Megjithatë rreziku i një naiviteti utopik mbetet. Mes presionit që ushtron ekonomia dhe teknologjia, a do t’ju çojë gjëkundi Platoni dhe Shekspiri? A mjaftojnë dijet e vjetra? Në fund të fundit mund të mos ndjekim më hijet.