Aktualitet

“Mos e rruaj” – Si i mori prokurori 2 mijë $ për të liruar të arrestuarin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:39 - 03/07/21 |
mapo.al

Gjykata la sot në burg prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi. Gjithashtu trupa gjykuese dha masën e “arrestit në burg” edhe për shoferin e tij Isuf Gega, si dhe dy personat e tjerë të arrestuar, Emirjan Beu dhe Dritan Dedja.






Në media janë zbardhur detaje nga dosja e hetimit. Gjithçka ka nisur më 21 nëntor të 2019, ku u kapën në Kukës 5 persona me 4.5 gramë hashash.


Siç thuhet në dosje, pas arrestimit, Emirjan Beu, flet në telefon me Isuf Gegën, edhe e pyet nëse e njeh prokurorin Edmond Karriqi, pasi është arrestuar vëllai i Dritan Dedjes.







Kam njohje shoqërore me të, i thotë Isuf Gega, pasi ai ka qenë drejtues i Prokurorisë së Kavajës. Pak minuta më vonë Isuf Gega merr në telefon Emirjanin dhe i thotë: “fola me prokurorin dhe e mora vesh që personi i arrestuar Ramadan Dedja është lënë me afat 15 ditë në burg. I kam thënë që është vëllai i shokut tim dhe që mund të shkojmë bashkë ta takojmë”.




Më 24 nëntor, Isuf Gega takohet me Emirjan Beun dhe Dritan Dedjen në Kavajë.



Në 25 nëntor, vëllai i të arrestuarit shkon në Kukës dhe pas telefonatave që Isufi ka bërë me prokurorin e takon këtë të fundit në zyrë.

Po atë ditë, makina e sekuestruar gjatë arrestimit për hashash i kthehet, Dedja kontakton me Isufin dhe i thotë që e takova dhe mora makinën.

E njëjta bisedë është bërë edhe me babanë, ku ndër të tjera i thotë se, prokurori i ka thënë që nëse do më kishe thënë më parë, vëllain do e kishe jashtë, por mos e vrit mendjen se do dalë i pafajshëm.

Lexo edhe :  Si ta kuptoni që telefoni juaj po përgjohet

Në 27 nëntor këta persona shkojnë sërish në Kavajë, ku takojnë sërish Isuf Gegën, në të njëjtën ditë, ky i fundit takon prokurorin.

Nga ana tjetër, Edmond Karriqi kontakton me OPGJ dhe i kërkon që akt ekspertimi toksikologjik për të arrestuarin të dalë sa më shpejt.

Pas kësaj telefonate Dritani, vëllai i të arrestuarit kontakton sërish babanë dhe i thotë akt ekspertimi do dalë sa më parë. Babai i thotë se lekët janë gati dhe lekët i kemi ne.

Më 2 dhjetor bëhet takimi i radhës pasi ka dalë akt ekspertimi. Ky takim bëhet mes Dritanit dhe Isufit. Dritani flet me Emirjan Beun dhe i thotë jam duke shkuar te Cufja, ti jap ato që më tha. Para se të shkojë të takojë Cufen, Dritan Dedja takoi babanë e të arrestuarit tjetër dhe aty këmbejnë lekët.

Pamjet filmike tregojnë që Dritani ka nxjerrë në Exhange, 22 kartëmonedha 100 dollarëshe dhe 3 kartëmonedha 5 mijë lekëshe, që shkojnë në vlerën e 2 mijë e 2 dollarë.

Pas kësaj, Dritan Dedja shkon në Kavajë takon Isuf Gegën. Ky i fundit ngrihet nga lokali që është me Dritanin dhe shkon te lokal Whiski ku është prokurori.

Pas 10 minutash edhe Dritan Dedja shkon të bar Whiski, ku ka ndenjur me prokurorin për 20 minuta.

Pas takimit Dritan Dedja, flet me babanë dhe i thotë: Mos e rr*, nesër shkojnë ato dhe e ke bobin tek shtëpia. Babai e pyet: E sigurt? Dritani: Po nesër e sigurt, për çfarë i kërkuan ata. Babai: Hajd mirë, ia çove krejt ti?

Dritani: Krejt, krejt.

Babai: Hajd bukur ciao.

LEXO EDHE:

Gjykata lë pas hekurave kryeprokurorin e Kukësit, burg edhe për shoferin

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas