Aktualitet

“Mos e shkatërroni Vjosën o të marrë!”/ Ish-deputeti i LSI: Marrëzive të sektit ‘Rilindje’ po u vjen fundi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:42 - 27/09/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo  shprehet kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosa.


Ai bën thirrje që qytetarë dhe politikanë t’i dalin në mbrojtje, duke thënë se marrëzive të qeverisë Rama po u vjen fundi me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.


“Ky sekt ka për qëllim të lerë pas tokë të djegur, një Shqipëri të shkatërruar, një natyrë të rrënuar dhe shpopullim sa më të madh”, shkruan ai në rrjetin social “Facebook”.


Postimi i Vangjel Tavos në rrjetin social “Facebook”:


MOS E SHKATËRRONI VJOSËN O TË MARRË!


Zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunaçek ngriti zërin në vitin 2017 kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumin Vjosa. 776 shkencëtarë nga e gjithë bota i bëjnë sot apel qeverisë shqiptare për mbrojtjen e këtij lumi, kësaj pasurie natyrore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Vjosa, perla turistike e Shqipërisë, është lumi i vetëm në Europë që ka ruajtur rrjedhën e vet natyrale dhe sekti i rilindjes, i shkatërrimit dhe shpopullimit kërkon ta prishë. Vjosa është një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme si për turizmin ashtu edhe për komunitetin turistik. Ky lum është burim zhvillimi dhe duhet të vihet në shërbim të zonave që prek e jo të oligarkëve të pushtetit të cilët nuk kanë për qëllim vetëm përfitimin, shkatërrimin e bukurive tona natyrore por edhe shpopullimin e banorëve.

Vjosën do ta mbrojmë! Marrëzive të sektit të Rilindjes po u vjen fundi. Ky sekt ka për qëllim të lerë pas tokë të djegur, një Shqipëri të shkatërruar, një natyrë të rrënuar dhe shpopullim sa më të madh. Ky sekt po largohet bashkë me marrëzitë e veta!

 


Etiketa: , , ,

Pas