Sot në orën 14:45 deri në 15:00 mbi Tiranë do të fluturojnë duke dhuruar spektakël dy avionë gjigantë “B52” të SHBA-ve me qëllim nderimi ndaj shqiptarëve në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve mes dy shteteve.
Lajmin e konfirmon ambasada amerikane në Tiranë, që fton qytetarët që të shohin spektaklin që do të dhurojnë dy avionët gjigantë që SHBA-ve.
“Dy avionë amerikanë B-52 do të kryejnë fluturime në lartësi të ulëta mbi Tiranë sot dhe të gjithë jeni të mirëpritur t’i ndiqni! Bashkohuni me ne në Sheshin Skënderbej sot në orën 14:45-15:00, në këtë mundësi unike për të parë fluturimin në nder të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, përfshirë edhe marrëdhëniet tona si aleate dhe partnere në NATO” shkruan ambasada.