Këto imazhe të rralla vijnë tashmë me ngjyra për të përkujtuar 73-vjetorin e fitores mbi nazizmin.
Kudo, nga Rusia, në Britani e Francë shihen skenat e gëzimit dhe të lehtësimit pas atij tmerri të kaluar.
Fotot janë kolorizuar nga Royston Leonard.
55-vjeçari nga Uellsi thotë se ka shpenzuar deri në katër orë për çdo foto.
Dorëzimi pa kushte i gjermanëve u miratua më 7 maj 1945.
Një ditë më pas, të gjithë forcat gjermane u urdhëruan të ndërpresin operacionet.