ShowBiz

“Mos i lani rrobat…”/ Deklarata e stilistes shkakton polemika






               Publikuar në : 16:59 - 11/07/19 |
mapo.al

Stilistja e famshme britanike Stella Mccartney ka shkaktuar mjaft polemika me deklaratën e saj përgjatë intervistës për “The Observer”, se rrobat nuk duhen larë në lavatriçe.


“Lëreni pisllëkun të thahet dhe më pas fshijeni me furçë. Është si arkitekturë. Është e mrekullueshme”-u shpreh Stella, duke argumentuar se kështu veshjet mund të gëzojnë më shumë jetëgjatësi. “Jam higjenike në maksimum, por nuk jam një fanse e lavatriçes”-vijoi më tej ajo teksa rrëfeu se këshilla të tilla ia kanë dhënë që në fillesa njerëz të cilët merrnin vesh nga kjo punë.

Shumë ndjekës iu kundërvunë deklaratave të stilistes, duke i cilësuar si absurde. Megjithatë, kishte edhe nga ata që i dolën në mbrojtje, duke thënë se me larjet në lavatriçe lëshohen miliona mikrofibra dhe se dëmtohen shumë rrobat.


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas