Aktualitet

“Mos më trego çfarë nuk mund të bëj, shih çfarë jam i aftë të bëj”






               Publikuar në : 14:58 - 12/06/19 |
mapo.al

Sot në Universitetin “Zoja e Këshillit të Mirë”, po zhvillohet Forumi me titull “Mos më trego çfarë nuk mund të bëj, por shih çfarë jam i aftë të bëj” i organizuar nga Caritas Albania, në kuader të projektit “Inclusion” dhe “Societies”.


Takimi filloi me fjalët përshendetëse të Mons. Angelo Massafra, i cili ndër tjera thotë “Caritasi Shqiptar po ndihmon shumë mbi ndryshimin e mendesisë së përgjigjithshme mbi ofrimin e shërbimeve nga këto ente për ata që janë në nevoje, dhe duhet kuptuar që kanali i përçimit të dashurisë, solidariteti dhe sensibilzimit është Hyji. Kemi nevojë për burra dhe gra që bashkohen të bashkëpërgjegjësohen mbi të drejtat e kesaj kategorie njerëzish me aftësi të kufizuara dhe jo vetem, por e të gjithë njerëzve të margjinalizuar”.

Mbi 2 000 persona me aftësi të kufizuar përfitojnë nga këto dy projekte “Inclusion” dhe “Societies”, i pari ofron konsulence ligjore, asistencë sociale, advokim, monitorim i zbatimit të planit kombëtar i veprimit për PAK (2016-2020) dhe “Societies” siguron fuqizimin e shoqatave që punojnë më aftësinë e kufizuar.


Etiketa: , , , ,

Pas