Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, deklaron se përgojimi dhe etiketimi me nota të qarta fyerjeje që kryeministri Edi Rama adresoi ndaj Bashkimit Europian ka marrë sot një përgjigje fshikulluese nga koordinatori për Politikën e Jashtme të Zgjerimit në PE, Michael Gahler.
Në një postim në “Facebook”, Xhixho shkruan se problemet kyçe që kërkojnë zgjidhje nga Gahler janë po të njëjtat që shtrihen në apelin e LSI-së: zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit, ndëshkimi i zyrtarëve të përfshirë në vjedhjen e votave dhe në korrupsion, lufta ndaj pastrimit të parave dhe kushtetutshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019-s.
Përgojimi i radhës dhe etiketimi aspak dinjitoz, me nota të qarta fyerjeje, që kryeministri Edi Rama adresoi ndaj Bashkimit Europian ka marrë sot një përgjigje fshikulluese nga titullari përgjegjës për Politikën e Jashtme të Zgjerimit në Parlamentin Europian, Michael Gahler.
Duke i rikujtuar kryeministrit të Rilindjes kushtet që duhet të plotësojë për integrim në familjen evropiane, shkurt dhe troç, ai i numëron problemet kyçe, pasojat e të cilave i vuan sot çdo shqiptar.
Zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit, ndëshkimi i zyrtarëve të përfshirë në vjedhjen e votave dhe në korrupsion, lufta ndaj pastrimit të parave dhe kushtetutshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019-s janë njëherësh apeli i fortë i LSI.
Reagimi i Michael Gahler
Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushi përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie europiane, nuk lipset të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! D.m.th nga qeveria!
Konkluzionet e Këshillit Europian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!
Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte
-Ligji për median nuk është përmirësuar;
-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-gjithashtu zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;
-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;
-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;
-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;
Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë europiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit europian.
Këto janë çështjet që kam ngritur në forume europiane e do te vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit.
Etiketa: Edi Rama, Erisa Xhixho, LSI, Michael Gahler