Friday, June 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Mos u afroni se do t’ju vras”/ Zbardhet dëshmia e policit që prangosi Orges Bilbilin

by mapo.al
18/04/2020
in Kryesore
0

Është publikuar një raport sekret që çoi në arrestimin Orges Bilbilit, një personi të shpallur në kërkim që konsiderohej me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Mësohet se në këtë raport është dëshmia e plotë e policit që arriti të ndalonte dhe më pas arrestonte 30-vjeçarin nga Lushnja, si dhe kolegu tij që ndërhyri ku ndodhi plagosja e Bilbilit dhe një kalimtareje që u gjend aty rastësisht.



Polici në dëshminë e tij thotë se Bilbili i ka nxjerrë armën dhe e ka kërcënuar. “Mos u afroni se do t’ju vras”, mësohet të këtë thënë Orges Bilbili policëve. Për më tepër lexoni raportin e plotë.

RAPORTI I PLOTË

Në orën 13:00 datë 10.04.2020 nga ana e dy punonjësve të forcës së posaçme Shqiponja, u përpilua ky raport shërbimi: “Ne punonjësit e policisë së Forcës së Posaçme Shqiponja, seksioni Shigjeta, me kod Shigjeta X dhe Shigjeta Y, turn i parë nga ora 06.00 deri në orën 14.00 të datës 01.04.2020, si zakonisht në orën 05.30 kemi zhvilluar intruktazhin nga komandimi i togës. Sipas librit të planizimit, të shërbimit kemi qenë të planizuar me detyrë në sektorin e Shigjetës X me motoçikletën me targa AA 5xx dhe Shigjetës X me motoçikletën me targa AV 5xx.

Pasi kemi dalë në shërbim kemi filluar patrullimin në dy sektorët, me qëllim përmbushjen e detyrave tona funksionale. Herë pas here kemi ndaluar edhe qytetarë duke u kërkuar autorizim për dalje dhe dokument identifikimi. Në asnjë moment nuk e kemi ulur vigjilencën edhe ndaj personave të dyshimtë apo me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Rreth orës 11:35 kemi qenë duke patrulluar me motoçikleta në kryqëzimin e rrugës “Sitki Çiço” me rrugën “Arkitekt Sinani”. Në këtë moment teksa ne po patrullonim, në këtë segment rruge, në krahun e majtë të saj kemi parë dhe konstatuar dy shtetas të cilët po ecnin me këmbë në krah të njëri-tjetrit, në drejtim për nga rruga kryesore që të nxjerr të sheshi Shtrauz.

Ecja e tyre na bëri përshtypje dhe menduam t’i ndalojmë për t’i verifikuar në lidhje me lejen e lëvizjes në raport me detyrën tonë për masat ndaluese të infeksionit Covid-19.

Theksoj se në pamjen e parë këta dy persona dukeshin të dyshimtë në lëvizjen e tyre dhe na krijuan dyshime, për t’i ndaluar, sepse njëri prej tyre mbante në kokë të vendosur kapuçin e xhupit të errët, ndërsa personi tjetër mbante ne kokë një kapele sportive me ngjyrë te zezë. U bëmë thirrje të ndaloheshin, për të verifikuar, por nuk po u bindeshin thirrjeve.

SHIGJETA X

Unë punonjësi i policisë me emrin e Koduar Shigjeta X, me motorin AV 5xx u vura në ndjekje të njërit nga personat. Ai kishte pistoletë të cilën e manovroi në duar për ta mbushur dhe e drejtoi, duke thënë fjalët: “Mos u afroni, do t’ju vras”, “mos u afro se do të vras”.

Në këtë moment, unë punonjësi i policisë me kodin Shigjeta X, kam nxjerrë armën e brezit duke i kam bërë thirrje herë pas here atij të ndërpresë veprimet, duke i thënë: “Ndal mos lëviz, policia”, por sa i nuk u bindej fjalëve të mia dhe ecte mbrapa, duke me drejtuar armën dhe duke u shprehur: “Mos u afroni se do t’ju vras”.

Duke qenë se ky shtetas nuk po i përgjigjej thirrjes time si dhe kërcënimi, që po më bënte me armën e drejtuar, unë kam mbushur armën dhe kam qëlluar në ajër vetëm një herë me qëllim për të paralajmëruar të qëndronte dhe të ndërpriste veprimet kundraligjshme.

Edhe pse unë i dallueshëm me veshjen e uniformës së policisë dhe të gjithë shenjat identifikuese i kam bërë thirrje me fjalët “hidhe armën”, ndal policia”, por ky shtetas nuk iu është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte sërish të më kërcënonte me armën e drejtuar e më pas është kthyer plotësisht dhe ka ikur me vrap në drejtim të rrugës, që del tek shkolla “Niket Dardani”.

Këto veprime kanë ndodhur në një interval të shkurtër i jam vënë në ndjekje. Në ndjekje e sipër edhe pse mbante pistoletën të drejtuar, pashë se këtij personi i ra në tokë pistoleta dhe ai është ulur dhe e ka marrë sërish atë, dhe në këtë çast ma ka drejtuar sërish armën për të më qëlluar, pasi unë isha ballë përballë tij dhe afër fizikisht.

I ndodhur në këto kushte, kam qëlluar me armën e shërbimit tim në drejtim të gjymtyrëve të poshtme të këtij personi, me qëllim ndërprerjen e veprimeve të tij si dhe neutralizimin, pasi isha i bindur që ai do të më qëllonte. Kjo dukej qartë nga veprimet që bënte. Kam njoftuar sallën operative dhe autoambulancën dhe kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Jam munduar t’ju jap ndihmën e parë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares.

SHIGJETA Y

Unë punonjësi i policisë e me emrin e Koduar Shigjeta Y, me motorin AV 4xx kam vazhduar të ndjek personin me kapele, i cili nuk ka patur armë zjarri në dorë. Siç e shpjegova me sipër unë mbaja veshur uniformën e policisë me të gjitha shenjat identifikuese e gjatë gjithë dialogut i jam drejtuar këtij shtetasi me fjalët: Ndal policia, ndal policia, por ky shtetas nuk ju është bindur fjalëve të mia, por vazhdonte të largohej na rrugica e lagjes.

Në këtë moment unë kam dëgjuar një të shtënë arme dhe menjëherë ndërpreva ndjekjen e këtij shtetasi dhe shkova në ndihmë të kolegut tjetër. Kur jam kthyer kam parë që personin të cilin ndoqi kolegu im shtrirë në tokë dhe në këtë moment atij i kishte rënë në toka arma e zjarrit dhe një aparat celular.

Unë kam prangosur personin, i cili ndodhej i shtrirë në tokë, pasi ai po mundohej të çohej dhe të bënte rezistencë. Pasi e kam prangosur me duart përpara këtë shtetas pasi nga mbrapa ai nuk më lejonte ta prangosja, për shkak të rezistencës që ai bënte, ky shtetas ka marrë në tokë një aparat celular dhe e ka thyer në praninë time.

Unë kam ndërhyrë për të mos e lejuar që ai ta thyente aparatin celular, por ai arriti ta thyente atë. Gjatë momentit që po prisja përforcimet dhe autoambulancë, kam vënë re se afër këtij personi ndodhej edhe një vajzë e plagosur. Unë e kolegu im jemi munduar ti japim ndihmë edhe këtij shtetasi, por edhe qytetares. Më pas është bërë transportimi i këtyre shtetasve në drejtim të spitalit të Traumës.

LEXO EDHE: 

Mësohet me kë jetonte me qira në Tiranë Orges Bilbili, kishte dokumente policore

Tags: arrestimedëshmiaOrges Bilbilipolicët

JU SUGJEROJME

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
Kryesore

Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit

31/05/2023
Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin   
Kryesore

Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  

01/05/2023
Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
Kryesore

Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET

29/04/2023
25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
Arkiva

25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast

26/04/2023
Next Post
Printimi i parave, jo aq i dyshimtë sa tingëllon

Printimi i parave, jo aq i dyshimtë sa tingëllon

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Dy studentet e UET, fituese në konkursin e financuar nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit
  • Ditët e Studimeve Shqiptare në UET dhe debati mbi procesin e integrimit bëjnë bashkë Ditmir Bushatin dhe Besnik Mustafajin  
  • Java Ndërkombëtare/ 50 studentë dhe pedagogë nga Europa zbarkojnë në UET
  • 25 VITE MË PARË/ Serbët vetëm 200 metra afër, gjenerali i Divizionit të Kukësit: Jemi të përgatitur për çdo rast
  • Rektori i UET, Gjuraj rizgjidhet nënkryetar i Konferencës se Rektorëve të Shqipërisë










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]

Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In