Kryesore

“Mos u bëj si Berisha, se je nip këtu”, Rama i kthehet banorit: Mos e përmend








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:04 - 22/06/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaruar gjatë dëgjesës në kuadër të “Llogaridhënies” në Himarë pati një debat me një banor, i cili u ankua për kryebashiakun e Himarës duke e akuzuar se nuk i ka dhënë kullotën në Vuno.


Debati:


Banorja: Nuk po na jepet e drejta për kullotat për kopenë në Vuno, vetëm ne jemi.


Kryebashkiaku Goro: U kemi dhënë përgjigje, nuk keni bërë procedurat e duhura, e kemi parë me kujdes çdo gjë.


Rama: Ai po të jep përgjigje, duhet ta dëgjosh. Po i shoh dokumentet, kjo nuk bëhet duke ndërprerë njeri-tjetrin, na turpëron edhe Vunoin, na e nxjerr sikur është vendi i njerëzve me 39. Mos na nxirr namin e keq. Të lutem se po e tepron. Mos se do të thonë u zunë Vunjotësit me njëri-tjetrin. Ca qengji urtë ti?! Ti paske edhe 300 të tjerë pas…Do të shikojmë mundësinë që ta shpallim edhe gruan heroinë të punës, që të përballon ty.



Etiketa: , , ,

Pas