Që prej kohës kur ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga DASH, të shumtë kanë qenë ata simpatizantë të cilët i kanë dhënë kurajo për të vazhduar betejën.
Sot, Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje ambasadores amerikane, e cila në mënyrë indirekte ka kërkuar nga Basha që ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar në shtator.
Por, mes komenteve të shumta në statusin e ish-liderit të PD-së, bie në sy edhe një koment inkurajues nga Ballist Morina, një patriot shqiptar i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016.
“Mos u dorzo bisha”, shkruan Morina në statusin e Berishës, teksa komentin e shoqëron me flamurin shqiptar.
Komenti i Ballist Morinës në statusin e Berishës
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryediplomatja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.
Pas mbledhjes, ajo ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat duke i kërkuar kryedemokratit Basha që PD të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non-grata nga DASH.
Nga ana e tij, Berisha e ka cilësuar deklaratën e Kim si fyerje për të gjithë demokratët teksa shton se asnjë shpifje apo trillim nuk do ta pengojë atë të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit.
LEXO EDHE: