Këngëtarja Evi Reçi nuk ka shumë që ka zëvendësuar moderatoren Anila Çela në emisionin “Vizioni i Pasdites”. Pak ditë më parë në një intervistë radiofonike, Anila u shpreh se Evi nuk është ende në nivelin e duhur përsa i takon prezantimit.
Mirëpo, Evi duket se ka zgjedhur një rrugë paksa “diplomatike” për t’iu përgjigjur moderatores. Në emisionin “Klubi i mëngjesit”, këngëtarja është shprehur: “Nuk është e lehtë të zëvendësosh Anilën, por unë kam vendosur të sjell diçka nga vetja ime.”
Vendosja e Evi Reçit si prezantuese në emisionin “Vizioni i Pasdites” duket se ka shkaktuar një “luftë të ftohtë”. Ne nuk na ngelet gjë tjetër përveçse të shohim ecurinë e këngëtares si moderatore dhe të shpresojmë që deklaratat vlerësuese të minimizohen nga ana e moderatores.