Kryesore

Mosbindja civile, Policia apel qytetarëve: Distancohuni, protesta e opozitës e paligjshme








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:42 - 04/04/18 |
mapo.al

Opozita ka lajmëruar se nesër do të zhvillojë një protestë, shoqëruar me bllokimin e disa akseve rrugore kombëtare.



Policia e Shtetit thotë se nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve.


“Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.



Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.



Policia e Shtetit njeh dhe respekton si të paprekshme të drejtën për të protestuar. Por ajo ka përgjegjësi ligjore, si dhe gatishmërinë për të mos lejuar cënimin e interesit të qytetarëve.


Policia e Shtetit u bën apel të gjithë qytetarëve të mos bien pre e një politike të angazhuar për të goditur ligjshmërinë dhe institucionet e vendit, duke dëmtuar interesat e njerëzve e të vetë vendit.

Zhvillimi i një proteste të paligjshme mund të përdoret nga elementë me precedentë kriminalë dhe të nxitur a të paguar për të krijuar paqëndrueshmëri shoqërore”, thuhet në njoftim.

Policia i bën thirrje çdo qytetari të mos bëhet pjesë e kësaj proteste që sipas saj është e paligjshme dhe me rrezik për rendin e sigurinë.

Gjithashtu Policia e Shtetit i kërkon paraprakisht ndjesë çdo qytetari, për çdo rast kur nuk do të mund t’i shërbejë si duhet lirisë se qarkullimit.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas