Presidenti Ilir Meta foli para mediave për çështjen e mosdekretimit të Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Reagimi i Metës vjen pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, i cili shpreh se sot maxhoranca do i dërgojë sërish presidentit për dekretim emrin e Sandër Lleshit. Një javë më parë, Meta refuzoi të dekretojë pasuesin e Fatmir Xhafajt në Ministrinë e Brendshme duke u shprehur se nuk kishte krijuar ende bindjen e plotë për të hedhur firmën e tij për propozimin e kryeministrit Edi Rama, për emrin e Sandër Lleshit.
Nga ana tjetër, maxhoranca thirri parlamentin në një seancë të jashtëzakonshme të martën për të votuar shkarkimin e Fatmir Xhafajt, ndërsa me vendim qeverie, në kushtet e mungesës së dekretit nga kreu i shtetit, këshilltari për sigurinë i kryeministrit, u komandua zv/ministër i Brendshëm.