Aktualitet

Mosmarrëveshje me SHBA-në/ Largohet kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:51 - 15/05/20 |
mapo.al

Kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë ka thënë se ai do të tërhiqet nga detyra një vit më herët sesa ishte planifikuar, në një moment të rëndësishëm për ekonominë globale.


Largimi i befasishëm i Roberto Azevedo vjen pasi OBT-ja përballet me ndikimin e pandemisë së koronavirusit dhe kritikës nga Presidenti amerikan Donald Trump.


Tregtia globale ka rënë, dhe bota po përgatitet për rënien më të keqe që nga Depresioni i Madh.


Ndërkohë, zoti Trump ka akuzuar organin se po e trajton Amerikën në mënyrë të padrejtë.


Z. Azevedo tha se largimi i tij i hershëm nga drejtor i përgjithshëm i OBT është një “vendim personal” , vendim i cili është në interesin më të mirë të organizatës.

“OBT-ja mund të mos jetë e përsosur, por është e domosdoshme njëkohësisht. Eshtë ajo që na mban nga një botë ku ligji i xhunglës mbizotëron, të paktën për sa i përket tregtisë.”Administrata Trump ka akuzuar në mënyrë të përsëritur gardianët e tregtisë globale se janë larguar nga qëllimi i saj për të liberalizuar dhe mbrojtur tregjet, dhe se kushtet rreth hyrjes së Kinës në organizatë në 2001-shin kanë çuar në miliona humbje të vendeve të punës në Amerikë.

I pyetur në lidhje me largimin e Z. Azevedo, zoti Trump, i cili më parë kishte thënë se SH.B.A.-ja do të largohej nga organizata nëse nuk ndryshonte, tha se ai ishte “rregull me të”.

“Ne jemi trajtuar shumë keq … Ata e trajtojnë Kinën si një vend në zhvillim. Prandaj Kina merr shumë përfitime që nuk i merr SHBA”, shtoi ai.

Largimi i Z. Azevedo vjen në një moment veçanërisht të vështirë për OBT-në, me tregtinë globale që pritet të bjerë në ulje historike, pasi masat për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19 mbyllën aktivitetin ekonomik në të gjithë botën.

Në të njëjtën kohë, selia me bazë në Gjenevë vitin e kaluar pa se një nga funksionet e tij kryesore, ishte edhe arbitrimi i mosmarrëveshjet tregtare, të iniciuara nga SH.B.A.

Mosmarrëveshja e Uashingtonit me OBT-në ka çuar në bllokimin e emërimit të gjyqtarëve në gjykatën më të lartë të organizatës, të quajtur Organi i Apelit, që nga dhjetori i vitit 2019. Që do të thotë se ka shumë pak zyrtarë për të vendosur për mosmarrëveshjet e mëdha tregtare midis vendeve.

Së bashku me SH.B.A.-të, anëtarë të tjerë të OBT-së, përfshirë Japoninë dhe Bashkimin Europian, kanë kërkuar që OBT-ja të bëjë reforma të gjera.

Ata argumentojnë se rregullat e tregtisë globale duhet të pasqyrojnë realitete të reja, veçanërisht rritjen e Kinës si një ekonomi të fuqishme dhe të adresojnë probleme të tilla si subvencione shtetërore dhe transferime të detyruara të teknologjisë.

BBC


Etiketa:

Pas