Aktualitet

“Most Wanted”/ Këta janë 5 personat më të kërkuar në Shqipëri (FOTO+EMRAT)





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 11:18 - 29/01/20 |
mapo.al

Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e pesë personave më të kërkuar në Shqipëri. Lista “Most wanted” përbëhet nga 50 persona të dënuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale. Ata janë shpallur në kërkim ndërkombëtar nga INTERPOL Tirana. Policia bën të ditur se çdo ditë do të publikojë nga 5 persona që janë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit. Altin Arapi, Gentian Tako, Dritan Syziu, Eduart Kurti, Gëzim Memeti janë ata që kryesojnë 5 më të kërkuarit e Interpolit.


<
>
Gezim Memeti Gentian Tako Eduart Kurti Altin Arapi Dritan Syziu

Njoftimi i policisë
Në kuadër të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nisur nga rrezikshmëria e theksuar e secilit prej personave, bazuar në veprën penale që ka kryer dhe në masën e dënimit të marrë nga gjykatat, duke filluar nga masa më e rëndë, burgim i përjetshëm dhe deri në 25 vjet burgim, është përcaktuar lista me 50 personat më të kërkuar, që do jenë objekt i punës së forcës së posaçme.



Njësia e Kërkimit do të marrë gjithë masat e duhura për realizimin e kërkimit të këtyre personave dhe kapjen e tyre, duke bashkëpunuar me strukturat përkatëse në Drejtoritë Vendore të Policisë, si dhe me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST.


Policia e Shtetit është e vendosur për të kapur dhe çuar para drejtësisë të gjithë personat e kërkuar dhe në këtë kuadër kërkon edhe bashkëpunimin e qytetarëve që pas çdo publikimi të fotove të personave në kërkim, në rast se disponojnë informacion mbi vendndodhjen e tyre, të njoftojnë në “Komisariatin Dixhital” apo numrin falas 112, duke u siguruar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.


Etiketa: ,

Pas