Kryesore

Moti i ftohtë: Pezullohet mësimi në 280 shkolla në rang vendi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 09/01/19 |
mapo.al

Moti i ftohtë dhe reshjet e borës kanë detyruar disa Drejtori Arsimore Rajonale të marrin vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.


Në total janë rreth 280 shkolla kryesore dhe vartëse që nuk kanë nisur procesin mësimor për shkak të kushteve të motit.


“Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar.”



Ndërkohë që në zonat e tjera të vendit mësimi vijon normalisht.


Për ato shkolla ku sot mësimi është pezulluar, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vijim.



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas