Moti i keq dhe me erë të fortë ka përfshirë së fundi shtetin fqinj duke lënë të paktën 3 persona të vdekur në Lazio, 2 në zonën e Frusinate dhe një në Guidonia.
Sipas mediave italiane dy viktimat e para u zunë poshtë nga rrënojat e një muri të lartë i cili u shemb për shkak të erës së fortë rreth orës 10.00 të mengjesit me orën lokale në Alviato.
Ndërkohë viktimat e identifikuara janë Guido Albassi, 71-vjeç Veroli, Carlo Diana 73-vjeç ndërkohë që edhe dy persona mbetën të plagosur nga ky incident të cilët u dërguan në spital.
Ndërkohë në zonën e Guidonia afër Romës, u shënua viktima e trëtë pasi një 45-vjeçar humbi jetën për shkak të rënies së një peme mbi makinën e tij.
Sakaq në zonën e Napolit, një aksident tjetër është shënuar si pasojë e motit të keq nga rënia e pemëve në rrugë duke lënë të plagosur dy persona që ndodheshin në makinën e tyre.
Mediat italiane raportojnë se me vendim të autoriteteve bashkiake, janë mbyllur disa shkolla në Napoli dhe Benevento dhe në disa komuna të tjera në Itali.