Vendi u përfshi nga dita e djeshme në mesditë dhe gjatë ditës së sotme nga moti i keq, që shkaktoi jo pak probleme, sidomos në zonat bregdetare. Por si do të jetë moti në vijim?
Sinoptikanët e “Meteoalb” thonë se shirat do të largohen gradualisht, por kujdes duhet bërë pasi deti do të jetë i trazuar edhe nesër paradite, ku dallgët pritet të arrijnë 6 Ballë si pasojë e erës së fortë.
Moti- E martë, 30 korrik 2019
Sipas MeteoAlb do të mbetemi në ndikimin e vranësirave dhe shirave të përkohëshëm në zonat malore, kryesisht në veri-verilindje të vendit. Ndërsa pjesa më e madhe e territorit vijon në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Orët e pasdites duke përfshirë edhe natën karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas-herëshme.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale por mesdita sjell rritje të tyre duke u luhatur nga 12°C deri në 32 – 33°C.
Era do fryjë e fortë gjatë mëngjesit me shpejtësi 65 km/h por pritet dobësim i saj gjatë orëve në vijim deri në 35 km/h. Drejtimi i saj do të jetë nga Veriperëndimi si edhe deti mbetet i trazuar me dallgë 5 – 6 ballë.
Moti- E mërkurë, 31 Korrik 2019
Sipas MeteoAlb: Orët e paradites mbizotërohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme paraqiten në ekstremin verior duke sjell shira të izoluar, por pasditja dhe orët vijuese përmirësojnë dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të mbizotërojnë në vend.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 34°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi kryesiht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgë 3 ballë.
/Mapo.al