Shirat e shumtë që kanë përfshirë Italinë kanë nxjerrë në pah problemet e futbollit vendas.
Sfida mes Lecce dhe Cagliari, e programuar për t’u luajtur mbrëmjen e sotme është shtyrë për t’u luajtur në një tjetër ditë.
Shkak është bërë uji i shumtë që gjendej në fushën e blertë. Në shoqërinë e dy kapitenëve, gjyqtari kryesor provoi nëse topi lëvizte lirisht në fushë, por diçka e tillë nuk ndodhi.
Në të tilla kushte, ai ka vendosur të shtyjë sfidën për ditën e nesërme. Kjo sfidë do të luhet në orën 15:00.