Nëse keni bërë plane për nesër, mirë është t’i hidhni një sy parashikimit të motit, që mos të përballeni me surpriza që nuk do t’u pëlqejnë.
IGJEUM ka nxjerrë buletinin për sot dhe nesër, në të cilin parashikohet një mot i dominuar nga reshje te dobëta, ndërkohë që temperaturat shënojnë ulje.
RESHJET Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në zona shumë të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia (ndonëse shumë e vogël) që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër (jo më shumë se 1 orë), më e mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasdites së sotme.
TEMPERATURAT Nesër (e diel, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 18 / 29 °C
në vendet e ulëta: 16 / 29 °C
në vendet malore: 10 / 24 °C
ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.08) dhe nesër (e diel, dt.09) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.