Aktualitet

Moti i rënduar, Policia Rrugore udhëzon drejtuesit e mjeteve (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:09 - 23/09/19 |
ro ot

Nisur nga moti i keq dhe reshjet që përmbytën disa qytete të vendit, Policia Rrugore udhëzon të gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë, të ulin shpejtësinë pasi mund të bëhen burim aksidenti. “Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.”-njofton Policia.


Kujtojmë se disa zona në Tiranë, Lezhë, Durrës dhe Elbasan, për pasojë të reshjeve të dendura të shiut këtë pasdite, janë përmbytur. Automjetet hasin vështirësi në qarkullim, ndërsa niveli i ujit ka shkuar në disa centimetra. SHMU njofton se situata do të normalizohet  nesër në pjësën e dytë të ditës.


Njoftimi i Policisë 


Policia Rrugore


Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit kryesisht në Tiranë, Durrës, Elbasan Krujë, Lezhë, Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes të veçantë sidomos:


• Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 Km/h nëse dukshmëria është me e vogël se 100 metra.

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

• Zvogëloni shpejtësinë;
• Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;
• Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;
• Mbani krahun e djathtë;
• Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;
• Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku;
• Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, mbi sipërfaqen e rrugës;
• Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet të mbani parasysh:

• Mos lëvizni nga vendngjarja;
• Telefononi menjëherë në numrin 112 dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë;
• Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja;
• Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;
• Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek fosforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave;
• Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distancë të mjaftueshme;
• Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia;
• Përdorni mjetet e ndihmës së parë;
• Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin dhe arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejes së drejtimit.

Drejtuesit e mjeteve të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.
#kontribuodhetipersigurinerrugore

 

Lexo edhe: 

Video/Pas tërmetit, Tirana përfshihet nga shiu, përmbyten disa rrugë


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas